“Demokratët e Elbasanit votojnë në shtëpinë e tyre”/ Hiqet dryni, hapet dera e selisë së PD në Elbasan

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Demokratët e Elbasanit votojnë në shtëpinë e tyre”/ Hiqet dryni, hapet dera e selisë së PD në Elbasan

Dera e selisë së PD në Elbasan është hapur, 24 orë pasi iu ndërrua brava.

 

Sekretari i degës së PD, Blendi Himçi njofton se demokratët e Elbasanit do të votojnë brenda në seli për referendumin. Permes një postimi në rrjetete sociae ai thotë se godina e PD është vendi i shenjtë i anëtarëve të kësaj force politike.

 

Advertisement

“Godina e PD është vendi i shenjtë i anëtarëve. Ajo i takon atyre dhe asnjë brave nuk mund ta mbyllë. Bravën që vendosën për të na penguar e hoqëm dhe shtëpia jonë është e lirë! Bravën e hequr do ia çojmë kukullës në Tiranë që t’ia bëjë dhuratë Ramës si i bëri ai çelësin e Tiranës Bregoviçit. Ta quajë Brava e ELBASANIT. Nësër demokratët e Elbasanit votojnë në shtëpinë e tyre!!!”, shkruan Himçi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy