Demokratët kërkesë për ankimuar vendimin e përjashtimit nga kuvendi, mblidhet Byroja

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Demokratët kërkesë për ankimuar vendimin e përjashtimit nga kuvendi, mblidhet Byroja

Deputetët e Partisë Demokratike të cilët janë përjashtuar nga seanca plenare, kanë kërkuar shfuqizimin e këtij vendimi pranë Byrosë së Kuvendit të Shqipërisë, duke prtenduar se është marrë në shkelje të kushtetutës.

 

 

Në këtë kërkesë për ankimim, të firmosur nga Flamur Noka, Edi Paloka dhe Belind Këlliçi, kërkohet shfuqizimi i menjëhershëm i vendimit, ndërsa thuhet se deputetët e PD të cilët janë përjashtuar, nuk kanë thyer asnjë rregullore dhe se duhet të futen në Kuvend deri sa të mblidhet Konferenca për ta shqyrtuar.

Advertisement

 

 

Byroja e Kuvendit është mbledhur për të shqyrtuar kërkesën e deputetëve demokratë për të ankimuar vendimin për përjashtimin e tyre nga Kuvendi për disa ditë.

 

Advertisement

 

Sali Berisha, Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Edi Paloka u përjashtuan dje nga Kuvendi pas një vendimi të marrë nga Komisioni i Etikës.

 

 

Advertisement

Kërkesa po ashtu i është dërguar edhe Gardës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy