Dëmshpërblimi për ish-të përndjekurit politik, ekspertja në “7pa5”: Proces i gjatë dhe i lodhshëm, të ketë kategori parësore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dëmshpërblimi për ish-të përndjekurit politik, ekspertja në “7pa5”: Proces i gjatë dhe i lodhshëm, të ketë kategori parësore

 

Ekspertja Romina Radonshiqi, në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “7pa5” në Vizionplus.tv me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova ka diskutuar mbi dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë.

 

Autoriteti për Informimin e Dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit propozoi disa ndryshime në ligj për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunsit.

Advertisement

 

Mes ndryshimeve të propozura ishte edhe zgjatja e afatit deri më 31 dhjetor 2025, për të gjithë subjektet përfituese.

 

Sipas Autoritetit një afat më i gjatë do ishte i nevojshëm edhe për të krijuar mundësi dhe hapësira të verifikimit të përshtatshëm për të gjitha kategoritë, nëse situata e tyre adresohet sipas këtyre sugjerimeve.

Advertisement

 

Ekspertja mendon se mënyra e organizimit ka sjellë vonesa në dëmshpërblim. Sipas saj ndarja me këste e bën procesin të gjatë dhe të vështirë, aq sa ndonjëherë ish të përndjekurit nuk arrijnë të përfitojnë.

 

Radonshiqi: Mënyra se si është organizuar dëmshpërblimi ka bërë që të ketë vonesa, ndonjëherë nga vetë ish të përndjekurit politkë. Ata kanë thënë që aplikimet e tyre nuk janë pranuar për shkak të vonesave dhe ka pasur persona që nuk kanë bërë vite burg dhe nuk e kanë merituar këtë shpërblim. Janë taksat e shqiptarëve që shkojnë në këtë drejtim. Ndarja në këste e bën aq të gjatë dhe të vështirë këtë proces sa që pjesa më e madhe e të përndjekurve politikë nuk arrijnë të marrin këtë dëmshpërblim për sa kohë janë gjallë.

Advertisement

 

Ekspertja tha se do të ishte më mirë që një ish i përndjekur politik duhe ta përfitonte fillimisht i pari bonusin sepse janë pikërisht ata që e kanë vuajtur dënimin dhe më pas trashëgimtarët e tyre.

 

Me buxhetin e vitit 2023, për shkak të të ardhurave të larta do të paguhen disa nga këstet e ish të përndjekurve.

Advertisement

 

Por shtyrja e afatave, sipas ekspertes e bën të lodhshëm këtë proces. Sipas saj jo të gjithë e marrin informacionin e duhur në kohë dhe ndonjëherë e humbin të drejtën për të marrë dëmshpërblim.

 

Radoshiqi: Ka pasur persona që e kanë merituar, por nuk kanë arritur ta marrin për shkak të afateve kohore. Edhe pse është një model i marrë nga vendet evropiane, post komusnite, përsëri është një proces që ka marrë shumë kohë.

Advertisement

 

Por çfarë ndodh nëse ky proces nuk përfundon deri në 2025. A do të ketë sërish një shtyrje?

 

Në gjykimin e ekspertes, nëse kjo ndodh, atëherë qeveria do të marrë masa për të shtyrë sërish afatet.

Advertisement

 

Radoshiqi: Kategoritë duhet në ndahen në parësore dhe jo parësore për të përfituar. Pas 2025 nuk dihet se çfarë do të ndodhë./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy