Dëmtohet kabulli i tensionit të mesëm, mbeten pa energji elektrike disa zona në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dëmtohet kabulli i tensionit të mesëm, mbeten pa energji elektrike disa zona në Tiranë

OSHEE njofton se dëmtimi i kabullit të tensionit të mesëm ka sjellë pasoja, duke lënë pa energji 16 kabina.

Me anë të një lajmërimi, OSHEE bën me dije se grupet e avarisë po punojnë për riparimin e defektit.

“Për shkak të dëmtimit të kabullit të tensionit të mesëm sot në mbrëmje nga nje subjekt privat, kanë mbetur pa energji elektrike 16 kabina duke lënë pa energji këto zona në Tiranë: Rruga “Tasim Shehu”, zona në fund të rrugës “5 maji”, zona pranë shkollës “Ardian Klosi”, rruga  ” Pavllo Pavlli” , Bregu i Lumit , rruga “Myslym Keta”. Grupet e avarisë së OSSH njësia 2 Tiranë janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit dhe rikthimin e energjisë sa më shpejt tek të gjithë abonentët.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy