“Denonconi çdo abuzim …”, Balla: Kemi gjetur “kurën” kundër “qeliza kancerogjene” në polici

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Denonconi çdo abuzim …”, Balla: Kemi gjetur “kurën” kundër “qeliza kancerogjene” në polici

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka përgëzuar Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore për referimin në prokurori të të gjitha rasteve kur punonjës me uniformë abuzojnë dhe shkelin ligjin.

“Po shikoja rezultatet e pesë muajve të parë të vitit 2024 të punës së performancës së AMP, nuk e fsheh konstatimin se këto rezultate janë më të mira sesa në çdo vit paraardhës, pra kemi pasur 200 punonjës të referuar vetëm në pesë muajt e parë të vitit”, theksoi Ministri Balla.

Balla bëri një thirrje për publikun vendas apo vizitorët e huaj që të denoncojnë çdo shkelje nga ana e punonjësve të policisë.

Deklarata e Ballës erdhi gjatë një ceremonie me përfaqësues të agjencive ligjzbatuese amerikane.

Advertisement

Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe Drejtori i Byrosë për Çështjet e Drogave dhe Zbatimit të Ligjit (Departamenti i Shtetit) për Shqipërinë, John Kastning, Drejtori i Përgjithshëm i AMP, Florian Sulejmani, zyrtarë të tjerë të lartë të Ministrisë së Brendshme dhe institucioneve të varësisë dhe drejtues të ICITAP.

Gjatë kësaj ceremonie u nënshkrua edhe dokumenti zyrtar për donacionin e disa kompjuterëve portabël, të cilat do të përdoren nga specialistët e Sektorit të Inspektimit në AMP, në mënyrë që të përmbushin detyrat e tyre në terren, nga ana e kreut të AMP Florian Sulejmani dhe përfaqësuesi i ICITAP për Shqipërinë, Richard Deasy. /vizionplus.tv

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy