Deputetët e Bashës kërkojnë interpelancë me kryeministrin Rama

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Deputetët e Bashës kërkojnë interpelancë me kryeministrin Rama

Sot Kuvendi do të mblidhet në seanc plenare, ku pritet që të diskutohen dhe votohen një sërë projektligjesh që janë në rendin e ditës.

Në rend dite, është edhe kërkesa e 7 deputetëve të PD, të cilët së fundmi janë rreshtuar krah Lulzim Bashës.

Arbi Agalliu, Oriola Pampuri, Enkelejd Alibeaj, Merita Bakiu, Flutura Açka, Andia Ulliri dhe Eralda Bano kërkojnë sqarime nga kryeministri pas akuzave të Arben Ahmetajt për aferën e inceneratorëve.

“Me qëllim marrjen e informacioneve dhe për të bërë transparencë, përpara qytetarëve shqiptarë, të arsyeve që kanë çuar Kryeministrin e Shqipërisë në krijimin e kësaj skeme korruptive, dhe të përgjigjes së akuzave të ngritura ndaj tij, pikërisht nga vetë bashkëpuntori më i afërt i tij në drejtimin e qeverisë, na detyron që të kërkojmë këtë interpelancë, të cilën e kërkojmë në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në kërkesën e deputetëve të PD.

Advertisement

Por sëfundmi për shkak të aksionit të pjesës tjetër të opozitës, “Rithemelimit”, seancat plenare janë mbyllur brenda pak minutash, duke bërë që të votohen me shpejtësi ligjet e pa pasur asnjë diskutim.

Nuk dihet, nëse edhe sot deputetët e “Rithemelimit” do të hyjnë me forcë për të penguar seancën ashtu siç kanë bërë edhe më parë, duke marrë parasysh se pjesa më e madhe e tyre është e përjashtuar.

Nga ana tjetër, edhe nëse seanca zhvillohet normalisht, interpelanca me kryeministrin Rama është e pamundur, pasi ky i fundit ndodhet në Bruksel, dhe ashtu siç ka ndodhur më parë, pyetjeve dhe interesimit të 7 deputetëve pritet ti përgjigjet Elisa Spiropali./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy