Deputetët e opozitës së re i thonë lamtumirë parlamentit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Deputetët e opozitës së re i thonë lamtumirë parlamentit

Parlamenti mbylli sot punimet dhe për 78 deputetë kjo ishte hera e fundit që morën pjesë në diskutimin e miratimin e ligjeve.

Kjo seancë ishte e fundit edhe për kryetarin e parlamentit Gramoz Ruçi, i cili pavarësisht se fitoi në 25 prill vendosi të tërhiqej nga politika pas 30 viteve si deputet i PS e një prej figurave kryesore të saj.

 


GRAMOZ RUÇI

Advertisement


KRYETAR I KUVENDIT

 

“Për rreth tre dekada në këtë sallë, gjysmën e kohës kam qenë në maxhorancë dhe gjysmën në opozitë. Në Kuvendin e Shqipërisë  kam ardhur si shërbyes publik dhe kam kontribuar me përkushtim e integritet.Nëse nuk kam bërë më të mirën që prisnin qytetarët shqiptarë, kjo ka ndodhur jo se nuk kam dashur apo nuk kam ditur, por nuk kam mundur. Madje, do të thoshja, nuk kemi  mundur.”

 

Advertisement

Opozita e re ne këtë legjislature ndihmoi mazhorancën të arrinte numrin e nevojshëm te votave per ndryshimin e kushtetutës, për shkarkimin e presidentit, për ndryshimin e ligjeve të reformës në drejtësi e ne këtë seancë të fundit i dha votat PS për të zgjedhur anëtarë të rinj në organet e vetingut.

 

Por Partia Socialiste synon që ta zgjasë mandatin e organeve të vetingut përtej afatit 5-vjeçar te parashikuar në kushtetute, por për këtë duhet të negociojë me Partinë Demokratike.

 

Advertisement

TAULANT BALLA

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PS

“Po ja them që sot opozitës që do të vijë të zërë vendet në parlament se në shtator duhet të formulojmë ndryshimet Kushtetuese për zgjatjen e mandatit të Komisionit të Përkohshëm të Kualifikimit, i cili duhet të vazhdojë punën e vet. Pra, organet e vettingut duhet të vijojnë mandatin e tyre. “

 

Advertisement

Ligjërisht 122 politikanet janë deputetë deri në 9 shtator kur mblidhet parlamenti i ri.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy