Deputetët e PS takim me komunitetin shqiptar në Greqi/ Gjiknuri: Diskutuam mbi çështjen e pensioneve, lejet e qëndrimit dhe votën e diasporës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Deputetët e PS takim me komunitetin shqiptar në Greqi/ Gjiknuri: Diskutuam mbi çështjen e pensioneve, lejet e qëndrimit dhe votën e diasporës

Partia Socialiste mbetet e vendosur për të adresuar çështjen e pensioneve me Greqinë dhe të votës së diasporës.

 

Damian Gjiknuri bashkë me Mirela Kumbaron, Blerina Gjylametin, Laert Durajn, Artemisa Malon dhe Eridian Salianjin zhvilluan një takim në Athinë me përfaqësues të komunitetit shqiptar, shoqata dhe organizata jo-fitimprurëse shqiptare nga qytete dhe ishuj të Greqisë.

 

Advertisement

Përmes një postimi në rrjete sociale, Gjiknuri thekson se: “Në këtë bashkëbisedim të frytshëm diskutuam lidhur me çështje dhe probleme të ndryshme të komunitetit shqiptar në Greqi, midis tyre çështja e pensioneve, problematikat e hasura me lejet e qëndrimit, si dhe vota e diasporës”.

 

Deputetët e PS takim me komunitetin shqiptar në Greqi/ Gjiknuri: Diskutuam mbi çështjen e pensioneve, lejet e qëndrimit dhe votën e diasporës

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy