Deputeti Korreshi mbështet fermerët: Rama flet për satelite, por traktorët nuk po ndizen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Deputeti Korreshi mbështet fermerët: Rama flet për satelite, por traktorët nuk po ndizen

Protesta e fermereve para kuvendit u mbështet edhe nga deputetet  e PD, Sajmir Korreshi dhe Dashnor Sula.

 

Deputeti i Lushnjës, Korreshi tha për mediat se fermeret janë lënë në harresë nga kjo qeveri dhe situate është aq e rëndë saqë ata po I braktisin serat për tu larguar drejt Gjermanisë.

 

Advertisement

 “Fermeri do lekët në dorë. Nëse fermeri do të subvencionohej me kilogramë, kjo do të rregullonte informalitetin. Nuk mund ta vjelësh nën kosto dhe të shitet shumë pak. Duhet të ketë një balancë. Unë e di problemin që në gjenezë. Sot, ata po lënë serat për të shkuar në Gjermani e për të larë borxhet për marrjen e këtyre serave. Në çdo komision, unë dhe kolegu Dash Sula, kemi folur. Unë kam folur më shumë se Lushnja ka qenë më e prekur.

 

Deputeti demokrat shtoi se me këtë pakete fiskale dhe këtë buxhet që po kalon në Kuvend, fermeret janë të falimentuar.

 

Advertisement

Me këtë buxhet që po kalon sot, këta vitin tjetër janë të falimentuar. Gjatë gjithë kohës ne shkojmë dhe i premtojmë që do zbresim kometën. Shkojmë te satelitët, por kemi traktorët që nuk ndizen. Këta nuk marrin koston e fidanëve që kanë mbjellë. Shalqiri ju kalb të gjithë këtyre. Kjo qeveri që unë kam ngritur kaq shumë zërin, nuk çoi një grup të verifikonte.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy