Dërgonin emigrantë në Malin e Zi/ Tre të arrestuar, sekuestrohedh edhe 114 fidanë kanabisi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dërgonin emigrantë në Malin e Zi/ Tre të arrestuar, sekuestrohedh edhe 114 fidanë kanabisi

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona, pasi dyshohet se ishin të përfshirë në trafikun emigrantëve të huaj.

 

Konkretisht në banesën e Erzen Prendit, policia gjeti 9 emigrantë, të cilët ishin strehuar në pezë helmes, në pritje për t’u nisur drejt Malit të Zi.

 

Advertisement

Gjatë kontrollit në këtë banesë, blutë gjetën dhe sekuestruan gjithashtu 114 kubikë kanabisi gati për kultivim.

 

Në pranga kanë rënë gjithashtu Beqir Hasani dhe Anisa Ramaj. Të tre të arrestuarit dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin ushtronin veprimtarinë e dhënies ndihmë të emigrantëve të huaj, për të kaluar ilegalisht kufirin.

 

Advertisement

Fillimisht emigrantët i merrnin nga Saranda, ose qytete të tjera të jugut, i transportonin në Pezë Helmes, ku i mbanin disa ditë dhe më pas i dërgonin drejt Malit të Zi kundrejt shumave të parave.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy