Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti me dy të vdekur në Korçë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën dytësore Zvezdë-Zëmblak.
Burime për Vizion Plus thanë se ka qenë një manovër e gabuar e drejtuesit të mjetit bujqësor shkak i përplasjes së tij me një motomjet.
Të vdekur mbetën drejtuesi i motomjetit Arjan Xhuti dhe Hatixhe Kulla që ushëtonte mbi zetorin që ishte i ngarkuar me prodhime bujqësore.
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 13.09.2022, rreth orës 17:00, në rrugën dytësore Zvezdë-Zëmblak, janë përshirë në një aksident rrugor mjeti tip motor me drejtues shtetasin A. Xh., 46 vjeç, me një mjet bujqësor me drejtues shtetasin I. K., 37 vjeç dhe pasagjere shtetasen H. K., rreth 58 vjeçe. Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë drejtuesi i motorit A. Xh. dhe pasagjerja e mjetit bujqësor shtetasja H. K.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.