Detaje nga operacioni i beftë i RENEA-s/ I shumëkërkuari për plagosje futet në furgonin e policisë (EMRI)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Detaje nga operacioni i beftë i RENEA-s/ I shumëkërkuari për plagosje futet në furgonin e policisë (EMRI)

Një nga personat e shoqëruar gjatë aksionit të befasishëm të RENEA-s mbrëmjen e kësaj të marte në Lezhë, Shkodër dhe Durrës është Astrit Seferi.

 

Burimet konfirmojnë se ai është shoqëruar nga forcat e policisë sepse prej kohësh ishte i shpallur në kërkim.

 

Advertisement

Seferi dyshohet se është autor i një plagosjeje të ndodhur në vitin 2017 në zonën e Laprakës në Tiranë.

 

Përveç tij, janë edhe dhjetëra persona të tjerë të shoqëruar, ndërsa nuk dihet nëse ky operacion ka lidhje me vrasjen e ndodhur një natë më parë në qendër të Lushnjes, ku u ekzekutua Bledar Muça. Pritet ende një njoftim zyrtar nga policia për detaje të tjera.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy