Detaje nga plagosja në Lezhë, 54-vjeçari po udhëtonte me makinë kur u qëllua me armë zjarri (EMRI)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Detaje nga plagosja në Lezhë, 54-vjeçari po udhëtonte me makinë kur u qëllua me armë zjarri (EMRI)

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri në Lezhë.

Gazetari i Vizion Plus Altin Mema raporton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Rrilë.

54-vjeçari Agron Puka ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij kur është qëlluar me armë zjarri, nga persona ende të paidentifikuar.

Puka ndodhet në spital për të marrë ndihmën mjekësore, dhe sipas policisë është jashtë rrezikut për jetën.

Advertisement

“Rreth orës 08:00, në fshatin Rrilë, shtetasi A. P., 54 vjeç, banues në fshatin Rrilë, duke lëvizur me automjet, është plagosur me armë zjarri nga 1 person ende i paidentifikuar. 54-vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, ku është në kujdesin e mjekëve (aktualisht jashtë rrezikut për jetën).

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimin, kanë shkuar menjëherë ne vendngjarje, është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli.

Njëkohësisht, në ndihmë të Policisë vendore, janë nisur Forcat Kombëtare të Sigurisë të Njësisë Shkodër”, njofton policia.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy