Detaje nga takimi Kurti-Vuçiç në Slloveni

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Detaje nga takimi Kurti-Vuçiç në Slloveni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pritet të takohen sot në Bërdo të Sllovenisë, në praninë e kancelares gjermane në largim, Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.

Takimi do të mbahet në mes sesionesh të takimit të lartë BE – Ballkani Perëndimor dhe do të jetë e pari pas tensioneve të ditëve të fundit në veriun e Kosovës rreth përdorimit të targave të makinave.

Pak para fillimit të takimit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se kanë kaluar më shumë se tre vjet që Komisioni Evropian ka rekomanduar liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Ka pasur padrejtësi të madhe ndaj qytetarëve të shtetit tonë, që kanë vuajtur shumë. Ne shpresojmë se në këtë samit, Bashkimi Evropian do t’i qëndrojë besnik thelbit të tij, zgjerimit. Si projekti politik më i rëndësishëm dhe proces historik për paqen dhe prosperitetin që prej Luftës së Dytë Botërore, BE-ja duhet të zgjerohet për të qenë Evropë. BE-së i mungojnë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor për t’u bërë Evropë”, tha ai, duke nënvizuar se shpreson që vendet anëtare të bllokut që nuk e njohin Kosovën, ta bëjnë një gjë të tillë.

Advertisement

Kosova është e fundit në procesin e integrimeve evropiane, ndërsa përparimi i saj sikurse edhe i Serbisë, lidhet me përparimin e tyre në procesin e normalizimit të marrëdhënieve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy