Detaje nga vdekja e 32-vjeçarit në Tiranë/ Kurti ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe vuante nga epilepsia, gjatë natës u shoqërua edhe shoku i tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Detaje nga vdekja e 32-vjeçarit në Tiranë/ Kurti ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe vuante nga epilepsia, gjatë natës u shoqërua edhe shoku i tij

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë ku ndërroi jetë në spital pas shoqërimit nga policia, 32-vjeçari Laer Kurti.

 

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se viktima Laer Kurti, ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe me sëmundje të epilepsisë. Në momentin kur është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit nr 3, Kurti ka filluar të shfaqë probleme shëndetësore. Menjëherë është lajmëruar ambulanca, por për shkak se është vonuar, efektivët e kanë dërguar me makinën e policisë me urgjencë në spital ku dhe ndërroi jetë. Bashkë me viktimën është shoqëruar dhe shoku i tij, i identifikuar si Zyhdi Spahiu.

 

Advertisement

Ky i fundit eshte kapur i dehur në mjetin e tij. Spahiu është lënë i lirë, por është shoqëruar me gjobë për shkak të dozës së alkoolit. Dyshohet se viktima dhe shoku i tij fillimisht kanë qenë bashkë, por më pas janë ndarë kur është afruar policia.

 

 

Laer Kurti rezulton me 3 precedentë penalë për vjedhje dhe drogë.

Advertisement

 

 

Ai njihet si shok i grupit të Pajtim Serjanit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy