
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e mbrëmjes së djeshme ku ndërroi jetë pas shoqërimit nga policia, Lear Kurti 32-vjeç.
Burime, thanë për Vizion Plus se riu gjatë ndjekjes nga Policia, ka gëlltitur dy doza kokainë.
Advertisement
Nuk dihet nëse ky detaj ka patur ndikim në vdekjen e 32-vjeçarit.
Kurti ndërroi jetë momente pas kapjes nga policia e komisariatit nr 3.
Advertisement
Personeli i Spitalin të Traumës tha për Vizion Plus se i riu mëbrriti pa shenja jete në Urgjencë, ndërsa AMP në informacionin paraprak raportoi se Kurti kishte ndërruar jetë në spital.