
Arjanit Rizaj eshte 53-vjeçari shqiptar që u ekzekutua mbrëmjen e të premtes në Ekuador.
Dy persona të paidentifikuar ende nga autoritetet, që po lëviznin me një motor të bardhë, qëlluan në drejtim të tij me 9 plumba në momentin që shqiptari ndodhej brenda në makinë, para spitalit “Luis Vernaza”.
Në momentin e atentatit, Arjanit Rizaj shoqërohej nga bashkëshortja e tij dhe të afërm të tjerë.
Në pamjet e publikuara nga mediat e huaja duket momenti kur pranë shqiptarit të plagosur rëndë qëndrojnë familjarët e tij, të cilët kërkojnë ndihmë nga spitali.
Por për shkak të plagëve të rënda, Arjanit Rizaj ndërroi jetë.
Bashkëshortja e 53-vjeçarit tha për policinë se kishin mbërritur pak minuta para atentatit në urgjencë për të vizituar një të afërm që kishin shtruar atje.
Motivet e vrasjes nuk janë zbardhur ende, por atentati ndodhi në të njëjtën ditë kur u arrestua i shumëkërkuari Dritan Rexhepi në Turqi.