Detaje nga vrasja në Kavajë/ Plani i autorit për hakmarrje, qëlloi me të majtën dhe iku me vrap pas vrasjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Detaje nga vrasja në Kavajë/ Plani i autorit për hakmarrje, qëlloi me të majtën dhe iku me vrap pas vrasjes

Autori i vrasjes së Arjan Gosës në Kavajë vijon të jetë në arrati, ndërsa të tjera detaje bëhen me dije lidhur me planin e hakmarrjes për vrasjen e vëllait në mars të këtij viti.

 

Habib Rexha është identifikuar nga policia si autor i dyshuar i krimit, ndërsa element që ka ndihmuar në identifikimin e tij është dora me të cilën ka qëlluar. Ai ka ekzekutuar me plumb në kokë Arjan Gosën me dorën e majtë, pasi raportohet se kishte probleme shëndetësore me të djathtë.

 

Advertisement

Autori pas krimit është larguar me vrap për rreth 200 metra dhe më pas ka marrë automjetin e tij dhe është arratisur.

 

Sipas hetimeve, Rexha është larguar drejt Durrësit e më pas dyshohet se është kthyer në vendlindje, Kukës.

 

Advertisement

Në momentin e ngjarjes, autori ishte veshur me rroba të errëta dhe bluzë me kapuç, por pa mbuluar fytyrën.

 

Një kamera sigurie e një biznesi në rrugën kryesore ka bërë të mundur identifikimin e tij, ndërsa policia po negocion edhe me familjen e autorit në mënyrë që ai të vetëdorëzohet.

 

Advertisement

Autori Habib Rexha ishte kthyer nga Italia pas vrasjes së vëllait, Altinit në fund të marsit.

 

Hetuesit dyshojnë se që pas ngjarjes ka nisur të planifikoj hakmarrjen, por vëzhgimin e lëvizjeve të viktimës e ka bërë vetëm një ditë para ngjarjes, të paktën kështu rezulton deri në hetimet e deritanishme.

 

Advertisement

Ky krim është vazhdimësi i vrasjes së dyfishtë që tronditi Kavajën në muajin mars.

 

Vëllai i autorit dhe vëllai i viktimës pas një konflikti banal qëlluan për vdekje njëri-tjetrin.

 

Advertisement

Ndonëse të dy autorët ndërruan jetë, kjo nuk ka mjaftuar për Habib Rexhën, duke kërkuar të marrë hak për vrasjen e të vëllait.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy