Detaje të reja nga tragjedia me 46 viktima në Bullgari, shoferin e autobusit dyshohet se e zuri gjumi në timon

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Detaje të reja nga tragjedia me 46 viktima në Bullgari, shoferin e autobusit dyshohet se e zuri gjumi në timon

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik në Bullgari që u mori jetën 46 personave.

Gazetarja e Klan Macedonia, Albana Qerimi e cila ndodhet në ambientet e spitalit në Sofje, ku të lënduarit vijojnë të marrim mjekim, tha se dyshimet janë që shoferin e autobusit ta ketë zënë gjumi gjatë kohës që ishte në timon. Megjithatë kjo është vetëm njëra dëshmi e një prej të mbijetuarve, pasi 6 personat e tjerë nuk kanë dhënë ende versionin e tyre për ngjarjen.

“Është një kthesë e rrezikshme, por edhe moti ka qenë i keq, për shkak të lagështisë. Por ka dhe një version tjetër, duke iu referuar dëshmisë të përcjellë një ditë më parë të një prej të mbijetuarve, ai tha se shoferin e ka zënë gjumi dhe më pas autobusi ka prekur anësoren dhe kështu është derdhur karburanti dhe më pas autobusi ka marrë flakë”.

Sa i përket gjendjes shëndetësore të të plagosurve, gazetarja tha se ata janë jashtë rrezikut për jetën. Megjithatë njëra prej tyre, një vajzë nga Kumanova iu nënshtrua një operacioni këtë të mërkurë, për shkak se njërën këmbë e të thyer. Të plagosurit pritet që të kthehen në shtëpi në fund të javës. “Janë ende në shok dhe traumë dhe nuk janë në gjendje të japin detaje sesi ka ndodhur ngjarja”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy