Detaje të reja/ ” Të fortët” e Shkodrës të përfshirë në serinë e vrasjeve mes bandave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Detaje të reja/ ” Të fortët” e Shkodrës të përfshirë në serinë e vrasjeve mes bandave

Zbardhet vrasja e 32-vjeçarit Endri Mustafa, i cili u gjet i ekzekutuar me armë zjarri në zonën e Livadheve.

 

Si autor të dyshuar policia shpalli në kërkim 28-vjeçarin Ibrahim Lici, emër ky i njohur i botës së krimit në zonën e Shkodrës, ndërsa arrestoi bashkëpunëtorin e tij, 15-vjeçarin Ergys Malja. Ata akuzohen për veprat penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje”.

 

Advertisement

Po ashtu në pranga përfundoi dhe 26-vjeçari, Edison Arazi, i cili dyshohet se ka pasur dijeni për krimin.

 

Nga provat e grumbulluara në vendin e ngjarjes, rezulton se Ibrahim Lici së bashku me të miturin 15-vjeçar nxorën në pritë dhe më pas ekzekutuan me gjashtë plumba 32-vjeçarin, Endri Mustafa.

 

Advertisement

Ndërkohë gjatë kontrolleve të ushtruara për kapjen e autorit të dyshuar Ibrahim Licit, policia gjeti në banesën e 26-vjeçarit, Edison Arazi dhe një sasi kanabisi, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

Vrasja dyshohet të ketë ardhur si pasojë e përplasjeve mes grupeve kriminale në zonën e Shkodrës.

 

Advertisement

Lidhur me ngjarjen reagoi babai i Ibrahim Licit. Ai mohoi autorësinë e vrasjes nga i biri, ndërsa e cilësoi vrasjen si të iskenuar nga familja e Bilalave dhe Bajrave pasi viktimën e kishin komshi.

 

MUSTAFA LICI – BABAI I IBRAHIM LICIT

Bashkëpunëtori i krimit i cili kreu krimin është një fëmijë i mitur me grupin e estmer bilalit dhe të bajrave. Punon pastrues i bajgave te kuajve te esmer bilalit tash e tre vjet. I mitur që ka marrë përsipër të deklarojë një bashkëpunim sikur kam kryer një krim me Ibrahim Licin.

Advertisement

 

Mustafa Lici hodhi akuza edhe në drejtim të drejtorit të Policisë Shkodër, për të cilin thotë se dhe ai është i implikuar në këtë rast. Sipas tij, para pak ditësh  policia e hoqi Ibrahim Licin nga lista e personave të shpallur në kërkim pasi nuk ka prova ndaj tij për akuzat e ngritura.

 

 

Advertisement

Këtë mbështetje e kanë nga policia se po të mos e kenë nga policia dhe nga drejtues të këtij vendi ta dini mirë se nuk arrinë deri aty. Por gjithësesi ky blof i tyre. Ne kemi armë shumë të fuqishme para drejtësisë kemi vendqëndrimin ku hamë e pimë kafe dhe ku jetojmë në cdo orar sepse kështu na ka detyruar jeta.

 

Edhe bashkëshortja e viktimës mohon që të kenë konflikte me familjen lici. Ajo pretendon se vrasja është bërë nga tjetërkush dhe i është faturuar ibrahim licit qëllimisht.

 

Advertisement

 

INGRID MUSTAFA – BASHKËSHORTJA E VIKTIMËS

Jemi komshinj. I kemi këtu. Nuk kemi pasur kurë asnjë lloj problem. Burri jem ka qenë shok me djemtë e tij dhe për këtë gjë që e kanë nxjerë ata unë kam dhënë deklaratat e mija dhe në polici ku kamë thënë që këta nuk kanë asnjë lloj lidhje me burrin tim. Habitem si e kanë nxjerrë pasi nuk ka lidhje dhe jemi 100% të sigurt se kjo ngjarje nuk ka ndodhur prej djalit të tij.

 

Advertisement

Endri Mustafa ishte në kërkim nga policia. Ditën e vrasjes, 32 vjeçari kishte shkuar në shtëpi për të takuar fëmijët. Ai doli rreth orës 10:00 të darkës pasi u telfonua nga 15 vjeçari Ergys Malja për të parë një kalë në zonën e livadheve ku dhe u gjet i ekzkutuar më pas.

 

 

Endri Mustafa ishte një emër i njohur për policinë pasi ka qenë i dënuar më herët për plagosje me dashje. Në 2016  ai u arrestuar për grabitjen e dy personave në zonën e Livadheve së bashku me disa te dyshuar të tjerë. Në këtë operacion të zhvilluar nga policia u arrestuan dhe pjesëtarë të tjerë të grupit të Astmer Bilalit, të cilët kishin marrë pjesë në grabitje. Grup ky me të cilin familja Lici prej kohës është në konflikt.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy