Detyrimet e RMV-së, lista e përcaktuar gjatë takimit të Zaev me presidentin dhe kryeministrin e Bullgarisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Detyrimet e RMV-së, lista e përcaktuar gjatë takimit të Zaev me presidentin dhe kryeministrin e Bullgarisë

Ministria e Jashtme e Republikës së Bullgarisë ka publikuar listën e detyrimeve, që sipas tyre i ka ndërmarrë qeveria e RMV gjatë vizitës në Sofje më 17 qershor. Siç thuhet në kumtesë, gjatë takimeve të kryeministrit Zoran Zaev me kryeministrin bullgar Stefan Janev dhe presidentin Rumen Radev, por edhe në takimin mes dy ministrave të Jashtëm, Bujar Osmani dhe Svetlan Stoev, Shkupi ka rënë dakord që të kryejë këto obligime:

Të specifikojë në OKB se emri i shtetit vlen vetëm për shtetin si subjekt politik dhe jo për rajonin gjeografik Maqedonia e Veriut;

Të tërhiqet nga pretendimet për pakicë maqedonase në Bullgari;

Të fillojë rehabilitimin e viktimave të komunizmit jugosllav në territorin e Maqedonisë së Veriut;

Advertisement

Të rishikojë përmbajtjet mësimore në marrëveshje me historianët bullgarë;

Të eliminojë shenjat dhe mbishkrimet me gjuhë urrejtjeje ndaj bullgarëve në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Ministria e Jashtme bullgare thekson se i ka dërguar letër edhe ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani me të cilën i shprehin atij pritjet bullgare që Maqedonia e Veriut të respektojë detyrimet e marra.

Por, detyrimet e pretenduara nga Bullgaria deri tani nuk janë konfirmuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Nga zyra e kryeministrit Zaev nuk ka informacion se çfarë propozimesh ka dorëzuar kryeministri dhe për çfarë detyrimesh është rënë dakord.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy