Devolli pa drita dhe ujë/ Energjia mungon prej 3 ditësh, OSHEE në terren

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Devolli pa drita dhe ujë/ Energjia mungon prej 3 ditësh, OSHEE në terren

TONIN FRROKU

GAZETAR I VIZION PLUS

 

Prej tre ditësh bashkia e Bilishtit vuan mungesën e energjisë elektrike. Qyteti i Bilishtit, por dhe fshatrat e kësaj bashkie, krahas mungesës së energjisë elektrike, vuajnë dhe mungesën e ujit të pijshëm.

Advertisement

 

Ndërprerja e elektricitetit ka shkaktuar vështirësi të mëdha për mijëra familje të kësaj zone, të cilat në këto ditë të ftohta dimri po qëndrojnë në terr. Banorët thonë se edhe fëmijët po mësojnë me qiri, ndërsa problemet më të mëdha janë për moshat e treta.

 

1- S’kemi drita. Ca të bëjmë. Me qiri.

Advertisement

 

2- Telefonin s’kemi ku të karikojmë. Me qiri dhe fëmijët për të mësuar. Ca të bëjmë.

 

3- Me gjenerator jemi se ka tre ditë pa drita pa ujë. As jemi larë as ujë s’kemi pirë, asnjë gjë. As pune s’kemi bërë. Komp e dyqaneve po na digjen se s’kemi drita.

Advertisement

 

Mungesa e energjisë ka detyruar pronarët e lokaleve që vendosin në punë gjeneratorët.

 

Me gjeneratorë. Ujë kemi vendosur depozite. Ca të bëjmë, ka tre dite që s’ka drita.

Advertisement

 

Shkak për këtë situatë është bërë rrëzimi i shtyllave të tensioni të mesëm e të ulët nga stuhitë e dëborës.

 

Ndërkohë më shumë se 60 punonjës të OSHEE-së, si dhe specialistë po punojnë për rikthimin sa më parë të energjisë elektrike.

Advertisement

 

Me të njëjtin problem po përballen edhe 9 fshatrat e bashkisë Pustec, si dhe shumë fshatra të Njësive Administrative Gorë, Moglicë, Dardhas, si dhe në disa fshatra të bashkisë Kolonjë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy