minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Dhjetëra punëtorë shqiptarë nuk lejohen të kalojnë drejt Maqedonisë së Veriut - Struga.info


Dhjetëra punëtorë shqiptarë nuk lejohen të kalojnë drejt Maqedonisë së Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dhjetëra punëtorë shqiptarë nuk lejohen të kalojnë drejt Maqedonisë së Veriut

Më shume se 150 shqiptarë nuk janë lejuar mëngjesin e sotëm të kalojnë në Maqedoninë e Veriut ku  punojnë çdo ditë në vendin fqinj.

 

Bëhet fjalë për banorë kryesisht të fshatrave të Pogradecit, Prrenjasit e Librazhdit të cilët në pamundësi punësimi në qytetet e tyre, çdo ditë shkojnë në vendin fqinj për të gjetur një mundësi punësimi.

 

Advertisement

Pjesa më e madhe e tyre nisen në orët e para të mëngjesit dhe kthehen në shtëpitë e tyre në orët e vona të darkës.

 

Mirëpo ditën e sotme policia maqedonase ka urdhëruar policinë shqiptare të moslejojë daljen e tyre nga Shqipëria në drejtim të Maqedonisë së Veriut.

 

Advertisement

Burime të siguruara thanë se 3 ditë më parë një shqiptar emri i të cilit nuk bëhet me dije ka gjetur vdekjen aksidentalisht në një pyll ku ka qënë duke bërë një punë ditore.

 

Nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë së Kufirit dhe Emigracionit bëhet me dije se nga ana e homologëve maqedonas është thënë se “Janë kthyer nga pala maqedonase, me motivacionin se nuk justifikojnë qëllimin e udhëtimit. Dhe dyshohen për punësim të paligjshëm”.

 

Advertisement

Ditën e sotme përfaqësues të stacionit kufitar të Qafë Thanës kanë pasur një takim me palën maqedonase ku mes të tjerave kanë diskutuar edhe për problemin e shqiptarëve të cilët nuk janë lejuar ditën e sotme të kalojnë kufirin. Nga ana e policisë sonë kufitare nuk janë bërë me dije detaje të kësaj bisedë por burimet e siguruara thanë se për puntorët sezonalë do të kërkohet edhe miratimi i punëdhënësve. Me qëllim shmangien e punës së zezë ditore nga ana e shqiptarëve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy