
Deputetja demokrate e Krujës, Merita Bakiu është nisur për në qytetin e Krujës, pasi është njoftuar për një situatë kritike.
Me dhjetëra banorë kanë shtruar njëkohësisht në Spitalin e Krujës dhe disa prej tyre janë nën terapinë e serumit. Dyshohet se qytetarët janë helmuar përmes ujit të pijshëm.
Sipas PD, së fundmi, atje është bërë një përurim elektoral në ujësjellës dhe uji ka ardhur i ndotur vazhdimisht.
Advertisement