Dhjetëra vatra zjarri vetëm sot/ Situatë kritike në Karaburun dhe Kurbin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dhjetëra vatra zjarri vetëm sot/ Situatë kritike në Karaburun dhe Kurbin

Për shkak të temperaturave të nxehta zona të caktuara në vend po digjen.

Më kritike situata ngelet në Karaburun dhe Kurbim, sipas Emergjencës Civile, ndërkohë që këtë të diel ka patur njoftime për dhjetëra vatra zjarri.

Për fat të mirë shuarja e tyre është kryer në kohë dhe thirrja është për bashkëpunim nga ana e komunitetit për çdo rast.

Njoftimi i plotë:

Advertisement

Aktualisht strukturat e mbrojtjes civile janë duke u përballur me flakët në 5 vatra zjarri, ku më kritiket ngelen ato të Karaburunit dhe Kurbinit.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme në Qëndrën e Emergjencave Civile janë lajmëruar me dhjetra vatra. Koordinimi dhe ndërhyrja e menjëhershme e strukturave të emergjencave civile në nivel vendor dhe qendror ka bërë të mundur neutralizimin e tyre pa cënuar pasuritë natyrore apo zona të banuara.
Bashkëpunimi me komunitetin për parandalimin apo lajmërimin e hershëm të situatave të zjarreve është jetik për të limituar pasojat e temperaturave të larta të këyre ditëve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy