Dhoma e Avokatisë Shkodër dënon sulmin me tritol ndaj gjyqtarit: Organet ligjzbatuese të zbardhin ngjarjen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dhoma e Avokatisë Shkodër dënon sulmin me tritol ndaj gjyqtarit: Organet ligjzbatuese të zbardhin ngjarjen

Dhoma e Avokatisë në Shkodër ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në shtëpinë e gjyqtarit Tonon Sterkaj. Në shtëpinë e këtij të fundit shpërtheu një sasi tritoli, e cila ishte vendosur nga një person i maskuar.

Në një deklaratë zyrtare, Dhoma e Avokatisë Shkodër, inkurajon organet ligjzbatuese të zbardhin sa më parë këtë ngjarje dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të autorëve të ngjarjes.

REAGIM I DHOMËS SË AVOKATISË SHKODËR

Advertisement

Marrë shkas nga ngjarja e rëndë kriminale ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm, Dhoma e Avokatisë SHKODËR, shpreh solidaritet dhe mbështjetje maksimale për gjyqtarin Tonin Sterkaj dhe familjen e tij.

Kjo ngjarje, është cënim real i integritetit të shtetit dhe nivelit të sigurisë publike në qytetin tonë, e cila përveçse është shqetësuese për çdo qytetar, tregon edhe njëherë vështirësitë e jashtëzakonshme që has çdo zyrtar ne vendin tonë, veçanërisht magjistratët, në kryerjen e detyrës së tyre të shenjtë. Ky veprim, cënon rëndë pavarësinë e gjyqësorit, si një nga elementët thelbësorë të proçesit të rregullt ligjor dhe kërkon një kundërpërgjigje të organeve ligjzbatuese për zbulimin e plotë të saj.

Dhoma e Avokatisë Shkodër, inkurajon fuqimisht organet ligjzbatuese të zbardhin sa më parë këtë ngjarje dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të autorëve të ngjarjes.

Duke shpresuar që ngjarje të tilla të zhduken një herë e përgjithmonë nga qyteti jonë, Dhoma e Avokatisë Shkodër NËNVIZON se: Dhuna është mjeti më i gabuar për zgjidhjen e problemeve dhe veçanërisht atyre që kanë të bëjnë me marrjen e sherbimeve të gjyqësorit, pasi Drejtësia nuk mund të kërkohet me Padrejtësi./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy