Dhoma përfshihet nga flakët/ Pronari i hotelit në Divjakë digjet brenda

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dhoma përfshihet nga flakët/ Pronari i hotelit në Divjakë digjet brenda

Një 60 vjeçar me iniciale Ll.M, pronar i një hoteli në Divjakë ka humbur jetën në një nga dhomat e biznesit të tij.

 

Policia bën me dije se gjatë natës, dhoma në të cilën ndodhej 60 vjeçari ka marrë flakë, ku si pasojë e kësaj ai është asfiksuar e më pas u dogj.

 

Advertisement

Divjakë/Informacion paraprak

 

Rreth orës 10:30, në Divjakë, është gjetur i pajetë shtetasi Ll. M., 60 vjeç, në një nga dhomat e hotelit në pronësi të tij. 

 

Advertisement

Nga veprimet paraprake dyshohet se gjatë natës aksidentalisht është shkaktuar zjarr në dhomën ku qëndronte 60-vjeçari, i cili për pasojë është asfiksuar dhe më pas është djegur.   

 

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy