Dhuna në pallatin mbretëror, aktivistja: E frikshme të nxjerrësh çdo gjë kaq egër, videoja nuk i shërbeu askujt

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dhuna në pallatin mbretëror, aktivistja: E frikshme të nxjerrësh çdo gjë kaq egër, videoja nuk i shërbeu askujt

Video e dhunës në pallatin mbretëror tronditi shoqërinë shqiptare dy ditë më parë. Elia Zaharia dhe Princ Leka, në proces divorci shfaqen duke debatuar me njëri-tjetrin dhe në një moment Elia e gjuan Princin dhe i kërkon llogari pse i ka dhunuar të atin.

Video u shpërnda gjerësisht në media dhe ende nuk dihet se kush e publikoi pasi Princi pretendon se e kishin vetëm organet ligjzbatuese.

Aktivistja për të drejtat e grave, Sevim Arbana e ftuar në “7pa5” të moderuar nga Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova tha se publikimi i asaj videoje nuk i shërbeu askujt.

Arbana: Ajo video ishte shumë e tepërt. Ajo video nuk i shërben princit, Elias, shoqërisë. Në familje ndodhin shumë gjëra. Të nxjerrësh çdo gjë në publik kaq egër është e frikshme. E ka nxjerrë policia, princi, është qesharake. Edhe policia duhet t’i vërë gishtin kokës. Çdo gjë që ndodh del me titra në sekondë. Duhet të jemi më të matur në publikime, sepse kujt i shërben në fund të fundit. Kujt i shërbeu ajo video?/vizionplus.tv 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy