![Dhunimi i kuzhinierit/ Zbardhet ngjarja, 2 vëllezër e goditën me sende të forta 39-vjeçarin](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2022/03/indirt-cela.jpg)
Policia e Fushë-Kurjës ka zbardhur sherrin e ndodhur mbrëmjen e kaluar, ku 39-vjeçari Indrit Çela., është goditur me sende të forta nga 2 vëllezërit, E. L., 24 vjeç., është goditur me sende të forta nga 2 vëllezërit, Ernest Luka, 24 vjeç dhe Donald Luka, 27 vjeç.
Policia ben me dije se në pranga është vënë shtetasi Ernest Luka, 24 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim i vëllai Donald Luka, 27 vjeç. Mësohet se dy vëllezërit i kanë zënë rrugën me makinë 39-vjeçarit Çela., në aksin rrugor Fushë Krujë – Rinas, në vendin e quajtur “Ura e Gjoles”, e më pas e kanë goditur me sende të forta.
Mësohet se Çela dhe dy vëllezërit kanë pasur konflikte të mëparshme. Sakaq, mësohet se materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosje e rënde me dashje”, e kryer ne bashkëpunim.