Dhunoi barbarisht të dashurën/ Gjykata lë në burg Gleard Gushollin, detyrim paraqitje për shokët e 31-vjeçarit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dhunoi barbarisht të dashurën/ Gjykata lë në burg Gleard Gushollin, detyrim paraqitje për shokët e 31-vjeçarit

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën arrest me burg për Gleard Gushollin, 31-vjeçari i cili dhunoi barbarisht bashkëjetuesen e tij. Prokuroria vendosi rikualifikimin e veprës penale, e në këto kushte i riu akuzohet për plagosje, dhunë në familje, kanosje si dhe heqje të lirisë.

 

Ndërsa për shokët e autorit Bledi e Erlin Kateshi, Arjan Shetaj si dhe Besmir Nuçellarin togat e zeza vendosen detyrim paraqitje. Këta të fundit akuzohen për moskallëzim krimi dhe përkrahje të autorit.

 

Advertisement

E reja e cila u dhunua barabarisht është rikthyer sërish në ambjentet e Spitalit të Traumës deri në rekuperimin e saj të plotë, kjo për shkak të plagëve që ka marrë nga bashkëjetuesi i saj.

 

E reja ishte njohur në Gjermani me autorin ku më pas kishte ardhur në Shqipëri dhe kishin nisur bashkëjetesën. Sipas saj, krahas dhunës, 31-vjeçari e detyronte të konsumonte edhe kokainë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy