Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak ikën pa datë: E vendos pas Beogradit, UÇK nuk ka arkiva

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak ikën pa datë: E vendos pas Beogradit, UÇK nuk ka arkiva

Përfaqësuesi i Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak, erdhi dhe u largua nga Prishtina pa një datë për takimin e radhës të nivelit të lartë.

Pas një bisede që zhvilloi për herë të dytë për pak ditë me kryeministrin, Albin Kurti, ndërmjetësuesi bëri të ditur se data do të vendoset pasi të përfundojë dhe vizitën në Beograd. Ai sqaroi dhe polemikat e ngritura së fundmi lidhur me hapjen e arkivave duke konfirmuar se fjala ishte për ato shtetërore të Kosovës dhe se nuk ka arkiva për UÇK-në.

Sa i përket marrëveshjes finale mes Prishtinës dhe Beogradit tha se është e rrezikshme të flitet për datat dhe oraret. Lajçak nënvizoi se e rëndësishme është që dialogu të ecë përpara.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, ndërmjetësuesi i BE u takua me presidenten, Vjosa Osmani, liderët e partive të opozitës, përfaqësues të komunitetit të biznesit, studentët, mediat dhe bashkësinë ndërkombëtare.

Advertisement

Ndërkohë, mungesën e një date për takimin e radhës të nivelit të lartë e konfirmoi dhe vetë Kurti.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy