Dibranët bëjnë pazar tej kufirit/ “Ushqimet dhe karburanti janë shumë më lirë sesa në Shqipëri”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dibranët bëjnë pazar tej kufirit/ “Ushqimet dhe karburanti janë shumë më lirë sesa në Shqipëri”

Kjo radhë automjetesh në pikën kufitare të Bllatës, në Maqellarë, për të kaluar kufirin në Maqedoninë e Veriut ka një qëllim krejt të veçantë.

 

 

 

Advertisement

Qytetarë të shumtë të Dibrës, Bulqizës dhe jo vetëm shkojnë në anën tjetër të kufirit për të bërë blerjet ushqimore të javës, apo të muajit, pasi kostoja e tyre është më e lirë se në tregun vendas. Ky fenomen është rritur më tej në këtë kohë krize çmimesh.

 

 

 

Advertisement

 

Qytetarët thonë se çmimet e ushqimeve dhe jo vetëm, por edhe të karburanteve në tregun vendas kanë diferencë me ato që tregtohen në Dibër të Madhe.

 

 

Advertisement

 

 

Për shkak të distancës së afërt, dibranët prej muajsh zgjedhin Maqedoninë e Veriut për të bërë blerjet e produkteve të shportës si dhe të furnizojnë mjetet me karburant. Aktualisht në shtetin fqinj nafta shitet rreth 50 lekë më pak se në Shqipëri.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy