Diel, por ftohtë; ja parashikimi për motin sot

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Diel, por ftohtë; ja parashikimi për motin sot
Kete te premte vendi ynë do të jetë nën ndikim të masave ajrore të qendrueshme.
Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit e vranësirat pritet të jenë pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 2- 8m/sek, ndërsa në bregdet dhe lugina era fiton shpejtësi deri në 14m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zona malore -1 deri 13°C, në zona e ulëta 2 deri 19°C dhe në zona bregdetare 4 deri 19°C.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy