
Sot në vend do të vijojë ndikimi i masave të qendrueshme. Këto do të sjellin kryesisht mot me diell. Era do të fryjë nga verilindje e veriperëndim 1-7m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zona malore 10 deri 23°C, në zona e ulëta 11 deri 27°C , në zona bregdetare 14 deri 26°C.
Gadishulli i Ballkanit do të ketë mot të ndryshëm nga veriu në jug. Pjesa veriore e tij do të ketë zhvillim vranësirash të cilat do të pasohen nga reshje shiu e shtrëngata të shkurtra. Jugu e juglindja do të kenë kryesisht mot me diell e vranësira kalimtare.
E gjithë pjesa jugore e kontinentit do të ketë mot të kthjellët. Në gadishullin Iberik do të ketë ndikim një sistem frontal i cili do të sjellë reshje shiu. Po kështu edhe në qendër të kontinenentit do të ndikojnë reshjet. Pjesa më e madhe e Europës do të ketë mot me diell e vranësira. Në vendet Sknadinave do të ketë ndikim të rrymave të ftohta të cilat do të sjellin ngrica.