
Digjet në Pogradec mjeti i një punojësi policie të komisariatit të këtij qyteti.
Nga kqyrja paraprake e vendit të ngjarjes nga ana e policisë dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale në pjesën e brendshme të motorit të automjetit, i cili është djegur plotësisht.
Advertisement
Mjeti ka qenë i parkuar pranë banesës së efektit të policisë.
Advertisement
Kanë qenë forcat e shërbimit zjarrfikës ata që kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve në mjetin e policit para se flakët të përfshinin dhe dy mjete të tjera të parkuara pranë këtij mjeti.
Advertisement
Gjithsesi, grupi i hetimit po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së këtij zjarri.