Digjet banesa në Vlorë, pas sheshit të Flamurit/ Shkaktohen dëme të shumta materiale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Digjet banesa në Vlorë, pas sheshit të Flamurit/ Shkaktohen dëme të shumta materiale

Një objekt i cili shërbente si pikë për shitje makinash në katin e parë dhe banesë në katin e dytë është përfshirë nga  flakët mesditën e kësaj të marte në Vlorë, pas sheshit të Flamurit.

 

Në momentin që ka ndodhur ngjarje, në banesë nuk ka pasur njeri, ndërsa mësohet se dëmet materiale janë të shumta.

 

Advertisement

Banorët aty pranë janë evakuuar, ndërsa zjarrëfikësja po punon për shuarjen e flakëve.

 

Ndërkohë OSHEE njofton është stakuar energjia elektrike në këtë zonë. Deri tani  nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

 

Advertisement

 

 


 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy