
Një makinë tip Benz në Elbasan është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 në lagjen “5 maji”.
Sipas policisë, makina ka qenë në pronësi të shtetasit me iniciale D.T.
Në momentin që makina është djegur ka qenë e parkuar poshtë pallatit. Si pasojë, janë dëmtur lehtë edhe dy mjete të tjera që kanë qenë aty pranë.
Elbasan/ Informacion paraprak
Më datë 24.02.3023, rreth orës 03:00, në lagjen “5 Maji”, ka rënë zjarr dhe është djegur automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit D. T., banues në Elbasan, i cili ka qenë i parkuar në parkimin e pallatit.
AdvertisementSi pasojë e flakëve të zjarrit, janë dëmtuar lehte edhe 2 mjete të tjera, të parkuara aty pranë.
Grupit hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të zjarrit.