
Një automjet tip “Citroen” është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të kësaj së shtune. Ngjarja është shënuar në Bypass-in midis rrethrrotullimit të Savrës dhe Plukut në Fier. Drejtuesi i mjetit, fatmirësisht, ka mundur t’iu shpëtojë flakëve duke dal nga automjeti.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëses që kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Nga ana tjetër policia po heton për shkaqet e rënies së flakëve.
Advertisement