Digjet mobileria në Pogradec, zjarri rrezikoi disa banesa

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Digjet mobileria në Pogradec, zjarri rrezikoi disa banesa

Zjarr në një mobileri në qytetin e Pogradecit.

 

Burime pranë shërbimit zjarrfikës të këtij qyteti bëjnë me dije se zjarri ka rënë rreth orës 00:30 minuta të ditës së sotme, në afërsi të fshatit Rëmenj, pak kilomentra nga Pogradeci.

 

Advertisement

Pas 4 orësh është bërë e mundur izolimi i flakëve të zjarrit. Sipas të njëjtit burim thuhet se dëmet kanë qënë të mëdha, por nuk ka patur pasoja në njerëz.

 

Për fatin e mirë ndërhyrja në kohën e duhur e mjeteve zjarrfikëse ka arritur të bëjë të mundur izolimin e flakëve, pa shkuar tek banesat të cilat ndodheshin fare pranë godinës së mobilerisë, përfshi edhe shtëpinë e pronarit të saj.

 

Advertisement

Nga flakët e zjarrit të rënë mëngjesin e sotëm, janë shkrumbuar një pjesë e konsiderueshme e makinerive si dhe lëndë drusore dhe mobilje të ndryshme.

 

Dëme jo të vogla ka pësuar edhe godina e kësaj mobilerie.

 

Advertisement

Ndërkohë grupi i hetimit po heton për shkaqet e këtij zjarri i cili paraprakisht mendohet të ketë ndodhur nga një shkëndijë elektrike.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy