DINAMIKA/ Nëna futi foshnjën në qese pas lindjes dhe e hodhi në lum, më pas shkoj në spital. Çfarë deklaroi gruaja

Pinterest LinkedIn Tumblr +
DINAMIKA/ Nëna futi foshnjën në qese pas lindjes dhe e hodhi në lum, më pas shkoj në spital. Çfarë deklaroi gruaja

Një ngjarje e rëndë u bë publike mbrëmjen e kësaj të hëne, ku një nënë 42-vjeç u arrestua nga policia.

Blutë në një njoftim për media bënë të ditur se gruaja kishte lindur një fëmijë në kuste shtëpie. Më pas, foshnjën e kishte futur në një qese plastike dhe e kishte hedhur në lumin e Tapizës.

Leta Koçi është e martuar dhe nënë e 3 fëmijëve të tjerë të mitur, ndërsa paraprakisht mësohet se askush nuk ishte në dijeni të shtatëzanisë së gruas, madje as bashkëshorti i 42-vjeçares.

Por si u zbulua ngjarja?

Advertisement

Gruaja e kishte lindur fëmijën  që në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne, ndërsa për shkak të komplikacioneve shëndetësore ajo shkoi pasdite në spital. Mjekët pas vizitave të bëra, kanë zbuluar se gruaja kishte kryer lindje dhe më pas kanë lajmëruar policinë.

Fillimisht 42-vjeçarja Leta Koçi para hetuesve ka pretenduar se foshnja ka lindur e vdekur dhe për këtë arsye e ka hedhur në lum, por që nuk e mbante mend vendin fiks ku e ka hedhur.

Hetuesit e kanë marrë me rezerva deklaratën e saj që fëmija ka lindur i vdekur dhe për këtë arsye po hetohet për veprën penale të vrasjes.

Nuk dihet shkaku që fshihet pas këtij veprimi, por nuk përjashtohet mundësia që fëmija të jetë nga një marrëdhënie jashtëmartesore.

Advertisement

Ndërkohë trupi i foshnjës u gjet nga policia, pas disa orësh kërkime në lum dhe më pas u dërgua për në morgun e Tiranës.

Deri më tani, ende nuk dihet nëse 42-vjeçarja e ka kryer procesin e lindjes e vetme, apo ka pasur edhe ndonjë asistencë nga persona të tjerë./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy