Disa bashki në prag falimenti/ Rama kritika të forta për të zgjedhurit vendore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Disa bashki në prag falimenti/ Rama kritika të forta për të zgjedhurit vendore

Pas tetë vitesh Partia Socialiste nuk po i vjelë frytet e asaj që bëri vetë, reformën territoriale. Në 2014 qëllimi ishte që 61 bashki të ishin thuajse të pavarura nga mbështetja financiare nga qeveria.

 

Sot, 10 prej tyre janë në vështirësi dhe bashkia e Vorës dhe Poliçan rrezikojnë dështimin për shkak të borxheve ndaj institucioneve shtetërore.

 

Advertisement

DELINA IBRAHIMAJ
MINISTRE E FINANCAVE DHE EKONOMISE
Bashkia Vorë dhe Poliçan ndonëse kanë përmirësuar performancën e tyre vijojnë të mbeten në zonën me vështirësi financiare. Janë tre bashkie të cilat kanë përkeqësuar situatën e tyre financiare gjatë vitit 2021, bashkia Cërrik, Belsh dhe Malësia e Madhe. Ka nga ato bashkia që janë dhe vazhdojnë të jenë ekselente në menaxhimin e financave të tyre publike. Bashkia Gjirokastër, Patos, Këlcyrë Korçë dhe Shkodër që kanë një stok mbi nën 1 për qind të detyrimeve të tyre të prapambetura nga shpenzimet e tyre. Dua të përgëzojë bashkinë Elbasan dhe Tiranë, të cilat ndonëse janë bashki të mëdha e kana stokun e detyrimeve të prapambetura nën 5 për qind të shpenzimeve të tyre.

 

Përballë kësaj situate, kryeministri Edi Rama përsëriti të njëjtin kërcënim për të zgjedhurit e tij.

 

Advertisement

EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Do të marrim masa në rast të mos përmbushjes së detyrimeve financiare në raport me disiplinën finaciare duke i marrë bashkitë nën administrim. Siç bëhët në Itali dhe Francë kur bashkitë shkojnë në kolaps dhe kur situata financiare bëhet një gropë që nuk mbushet dot më, duke bërë sikur nuk e sheh. Dhe nga ana tjetër siç bëmë me pastrimin nuk do të mund të kalojnë buxhete ne këshilla bashkiak dhe nuk do miratoihen buxhete nga prefektët që nuk garantojnë stabilitetin financiar të bashkive.

 

Si abuzim me pushtetin, veçoi një nga angazhimet e ndërmarra përgjatë mandatit të tretë qeverisës, ujë të pijshëm pa ndërprerje.

Advertisement

 

EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
Gangrenë që është uji, pse duhet të vazhdojmë të ballafaqohemi si qeveri me mangësira, deri serioze në zona të caktuara, për ujë. Bahskitë në një pjesë të konsiderueshme nuk bëjnë detyrën, por bashkëjetojnë me thellimin e borxheve, me abuzimin me këtë pasuri në emër të konfortit elektoral. Taksa e pasurisë është taksa bashkiake më e rëndësishme në të gjithë globin, në këtë cep te globit ku ne jemi, është taksa më e shpërfillur.

 

Në mbledhjen e kryebashkiakëve në Tiranë, Edi Rama erdhi me një zgjidhje. Një nga mundësitë që pushteti vendor të dalë nga kriza financiare është që bashkitë të krijojnë firma të tyre ndërtimi për qëllime strehimi dhe jo vetëm.

Advertisement

 

EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
Në nivel bashkiak, që nga Tirana që është më kryesoja dhe deri te bashkia e fundit nuk kemi asnjë aktivitet ekonomik të pavarur që prodhon të ardhura. Duke filluar nga ndërtimi, bashkitë i kanë të gjitha mundësitë që të ndërtojnë dhe të krijojnë shumë më tepër shance për njerezit që kanë nevojë për strehim, por njëkohësisht të fitojnë para edhe për buxhetin e tyre. Më thoni një komapni bashkiake që ndërton në funksion të strehimit, një, nuk ka, por të gjitha ia delegon kompanive private, nuk ka arsye.

 

Kur partitë politike kanë nisur diskutimet për nevojën e korrigjimit të hartës territoriale, 26 bashkitë që kanë probleme financiare kanë kohë deri në mesin e korrikut për të prezantuar planin e shpëtimit nga falimentimi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy