
Në përfundim të raundit të dytë të regjistrimeve, në Universitetin e Korçës ka një rritje me 5.6 % të maturantëve të regjistruar në programet bachelor krahasuar me një vit më pare. Ndërkohë, programet profesionale dy vjeçare kanë pësuar rënie.
Në total janë regjistruar mbi 500 maturantë, një shifër kjo e kënaqshme sipas rektorit të universitetit të Korçës, Dhimitri Bello.
Prof. Dr. DHIMITRI BELLO
REKTOR I UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” KORÇË
AdvertisementNe kemi rekrutuar pothuajse 100% të pjesës së mundshme të maturantëve për të vazhduar arsimin e lartë. Dihet si çdo vit programet më të kërkuara janë programet në fakultetin e ekonomisë, financë-kontabilitet, tek fakulteti i shkencave të natyrës. Edhe në programet e mësuesisë kemi një shifër të kënaqshme sidomos te arsimi parashkollor dhe fillor.
Matematikë-fizika dhe gjuha e kultura franceze janë dy degët që rrezikojnë mbylljen, pasi asnjë nuk i ka zgjedhur.
Në Elbasan tendenca për të frekuentuar degët e mjekësisë është e lartë, por kjo nuk vlen për degët ekonomike, ato të mësuesisë dhe të shkencave humane.
PECI NAQELLARI
AdvertisementZV/REKTOR I UNIVERSITETIT “ALEKSANDER XHUVANI”
Në universitetin e Elbasanit, ashtu si në të gjitha universitetet e vendit ka përfunduar reaundi I dytë me 7 faza të cilat ishin në raundin e parë dhe 5 faza në raundin e dytë. Kemi dhe raundin e tretë, deri tani kemi kuota të pritshme krahasuar me vitin e kaluar megjithatë, ka edhe problematika që janë në programin e mësuesisë. Nga 10 000 aplikime janë regjistruar 45% e kuotave që ne kemi parashikuar.
Të gjithë ata studentë që nuk kanë rezultuar fitues në dy raundet e para do të ketë një raund të tretë nga 19 deri më 21 tetor.