Preferencë e ulët për Universitetin Bujqësor/ Disa degë rrekojnë mbylljen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Preferencë e ulët për Universitetin Bujqësor/ Disa degë rrekojnë mbylljen

Disa nga degët te Universitetit Bujqësor të Tiranës rrezikojnë mbylljen për vitin e ardhshëm akademik për shkak të numrit të ulët të studentëve që ndjekin studimet në ato drejtime. Rektori i këtij institucioni, Fatbardh Sallaku ngre shqetësimin se nëse interesi për regjistrime vijon në ritme të ulëta, në harkun kohor të 10 viteve do të mungojnë në vend disa nga profesionet më jetike që kanë të bëjnë me sektorin e bujqësisë.

FATBARDH SALLAKU

REKTOR I UBT

“Disa nga degët që rrezikojnë janë dega e zooteknisë, agronomisë, inxhinierisë së pyjeve, hortikultures, mbrojtjes së bimëve, peshkimit, agro kulturës. Janë të gjitha profesione që kanë rëndësi jetike për vendin, për bujqësinë janë të nevojshme. Në harkun kohor të 10 viteve të mos kemi më asnjë nga këto profesione. Thirrje, kambanë për qeverinë, ministrinë e arsimit, mjedisit.”

Advertisement

 

Rishikimi i mesatares sipas rektorit Sallaku mund të jetë një nga format për të tërhequr një numër më të madh maturantësh për t’u regjistruar në këto degë studimi.

 

FATBARDH SALLAKU

Advertisement

REKTOR I UBT

“Disa mënyra për të nxitur interesin e maturantëve mund të jenë ulja e mesatares apo rishikimi i kufirit të hyrjes, apo zhvillimi i një konkursi për t’u pranuar në këto degë. Vendi i punës i sigurt pasi lidhen me sigurinë ushqimore, bujqësinë, e cila zë rreth 21 përqind në prodhimin e brendshëm bruto. Një tjetër favor për studentët është se diploma e universitetit është e njohur në botë.”

 

Për këto programe, rektori njofton edhe lëvrimin e disa bursave për të mbështetur dhe nxitur maturantët në këto drejtime studimi. Ndërsa degët më të kërkuara sipas Sallakut mbeten ato të ekonomisë, mjekësisë veterinare apo bioteknologjisë.

Advertisement

 

 

 

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy