
Personat me aftësi të kufizuar në Pogradec protestuan këtë të hënë. Ata u mblodhën para bashkisë ndërsa kërkuan zbatimin e një vendimi të fomrës së prerë të dhënë nga gjykata për marrjen e pagave të indvaliditetit gjatë periudhës 2005-2010.
Ndonëse vendimi, sipas tyre, është dhënë afro një vit më parë, autoritetet ende nuk kanë marrë asnjë masë.
Advertisement
Lidhur me rastin, bashkia Pogradec tha se është në pritje të çeljes së fondit nga ana e ministrisë së financave me qëllim zgjidhjen e këtij ngërçi.
Sipas vendimit të gjykatës, janë 200 perosna me aftësi të kufizuar që përfitojnë pagesat e pesë viteve, ndërsa shuma në total është rreth 20 milion lekë.
Advertisement