
Kërkesa e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë për shkarkimin e gjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, është futur në rend ditë nga Këshilli i Lartë i Gjyqësorit.
Vendimi për të ardhmen e gjyqtares, nëse do të shkarkohet apo jo, do të merret në mbledhjen e sotme.
Advertisement
Sipas ILD, veprimet e saj diskreditojnë rëndë figurën e gjyqtarit.
Kjo kërkesë vjen pas videove të publikuara në “Tik Tok”, ku Kapedani shfaqej duke kënduar dhe “sfiluar” në mjediset e Gjykatës së Elbasanit.
Advertisement