“Gjyqtarja Kapedani ecte si “lace” në Elbasan. Shkaktonte terror”/ Daci rrëfen si e njohin në qytet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Gjyqtarja Kapedani ecte si “lace” në Elbasan. Shkaktonte terror”/ Daci rrëfen si e njohin në qytet

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka dërguar një ekip të posaçëm në Gjykatën e Elbasanit në lidhje me rastin magjistrates Enkeleda Kapedani, pas daljes së videove të saj në “Tik Tok”.

 

E ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, gazetarja Glidona Daci tregoi më tepër se si e njohin gjyqtaren në qytetin e Elbasanit.

 

Advertisement

“Në Elbasan, sa të vinte zhurma e madhe të gjithë e dinin që erdhi gjyqtarja. Sepse ashtu ishte mësuar ajo, ecte si ‘lacot’ e Bllokut. Me makinat dhe shpejtësia me të cilën lëvizte Enkeleda Kapedani, drejtuese e komanduar e gjykatës, janë një histori e njohur. Ajo njihet botërisht në Elbasan. Për shkak të shpejtësisë me të cilën lëvizte me makine. Një gjyqtar duhet të ruajë integritetin, duhet të ruajë figurën e tij. Unë nuk besoj që një gjyqtare që sillet si një e fortë, apo duke bërë dhe video Tik-Toku do më japë mua drejtësinë, apo do dënojë personazhe të njohur të botës së krimit.”

 

Gazetarja tregoi edhe se si açounti I gjyqtare u fshi menjëherë pas njoftimit të ILD-së për hetimi disiplinor ndaj saj.

 

Advertisement

 “Nuk ekziston më ai açount në Tik-Tok. Është fshirë automatikisht 3-4 minuta pais ka ardhur njoftimi i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për nisje të hetimit disiplinor.”

 

Gjatë vëzhgimit të saj, gazetarja kishte mundur të numëronte rreth 20 video të gjykatëses të postuara në periudha të ndryshme brenda 6 muajve.

 

Advertisement

“Unë të paktën kam parë mbi 20 video. Ato video që kam parë unë ishin të 6 muajve të fundit, në kohë dhe në periudha të ndryshme.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy