“Dita e Verës”/ Berisha mesazh nga Elbasani

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Dita e Verës”/ Berisha mesazh nga Elbasani

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga Elbasani ka dhënë një mesazh për banorët e Elbasanit ku shprehet se zgjedhjet e 14 majit do të sjellin ndryshime të thella në këtë qytet.

 

Berisha u bëri thirrje qytetarëve të mbështesin kandidatin e Bashkisë së Elbasanit, Luçiano Boçi, në zgjedhjet vendore.

 

Advertisement

Gjatë një dalje mediatike, Berisha uroi festën e Ditës së Verës gjithë shqiptarëve, veçanërisht banorëve të Elbasanit, këtë të fundit kryedemokrati e quajti si kryeqyteti i pelegrinazhit shqiptar.

 

 “Urimet më të përzemërta qytetarëve të Elbasanit, për këtë ditë gëzimi, feste për Elbasanin, i cili sot është edhe kryeqyteti i saj dhe mbarë shqiptarët.

 

Advertisement

Këtu sot kanë ardhur pelegrinë nga mbarë Shqipëria, në këtë kontekst, Elbasani është sot kryeqytet i pelegrinazhit shqiptar.

 

Por nuk mund të mos theksoj se kjo ditë, është njëkohësisht simbol i ndërrimit, i lulëzimit, i ndryshimit.

 

Advertisement

Natyra fillon e ndërron kostumin e saj, moti vjen tjetër. 14 maji do të ndjekë një ndryshim të thellë dhe qytetarët e Elbasanit do të mbështesin me besim të madh, një intelektual të shquar, një qytetar shembullor, por edhe një politikan të mirënjohur, Luçiano Boçin, për qytetar të parë të qytetit.

 

Edhe njëherë, urimet më të përzemërta për këtë festë, Hirushen e festave tona, siç e ka quajtur Faik Konica”, u shpreh Berisha.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy