Dita Ndërkombëtare e Familjes/ “Djepi më i sigurt”, Meta kujton thënien e Nënë Terezës dhe Sami Frashërit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dita Ndërkombëtare e Familjes/ “Djepi më i sigurt”, Meta kujton thënien e Nënë Terezës dhe Sami Frashërit

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot Ditën Ndërkombëtare të Familjes.

 

Përmes një mesazhi çmon vlerat e familjes shqiptare. Meta shkruan se familja është djepi më i sigurt ku mund të rritet brezi i ri, ndërtohet dhe garantohet e ardhmja e një vendi dhe kombi.

“Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Familjes!
Tradita shqiptare ka si qendër të saj familjen. Vlerat dhe zakonet tona kombëtare janë kultivuar pranë vatrës familjare sepse familja është institucioni më i qëndrueshëm mbi të cilin është ndërtuar jeta shoqërore, djepi më i sigurt ku mund të rritet brezi i ri, ndërtohet dhe garantohet e ardhmja e një vendi dhe kombi.”

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy