Ditë për plazh/ Temperatura të nxehta gjatë kësaj të shtune

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ditë për plazh/ Temperatura të nxehta gjatë kësaj të shtune

Sot (e shtune) do të vijojë ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme.

 

Moti parashikohet i kthjellët me vranësira fare të pakta kalimtare në orët e mëngjesit si dhe në mesditë në relievet malore. Era do të fryjë me drejtim juglindje- veriperëndim me shpejtësi 1-4m/sek. Valëzim në dete i forcës 1-2 ballë.

 

Advertisement

Temperaturat parashikohen: në zona malore 10 deri 29°C , në zona e ulëta 10 deri 31°C dhe në zona bregdetare 14 deri 29°C.

 

Rajoni i Ballkanit do të ndikohet nga depërtimi i masave ajrore të qëndrueshme dhe të thata me origjinë jugperëndimore.

 

Advertisement

 

Në këtë mënyë moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të rajonit si dhe vranësira kalimtare në relievet malore. Për shkak të masave jugore pritet edhe rritja e temperaturave në orët e mesditës.

 

Sa i përket Kontinentit Europian pjesa veriore dhe ajo lindore e tij do të ndikohet nga reshje shiu të përkohshme por të rrëmbyeshme në formën e rrebesheve dhe stuhive.

Advertisement

 

 

Mesdheu dhe jugu do të ndikohen nga masa ajrore të qëndrueshme të cilat do të sjellin mot të kthjellët dhe temperatura të larta.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy