
Prej disa ditësh Komisioni Hetimor i inceneratorëe cili drejtohet nga deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku po zhvillon mbledhje duke publikuar fakte dhe dëshmi lidhur me inceneratorët e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit.
Gjatë këtyre dietëve janë marrë në pyetje persona të ndryshëm të cilët janë renditur në listën e personave të përfshirë në atë që opozita e cilëson si afera e vjedhjes së inceneratorëve. Ndërkohë në ditëtë në vijim pritet që mbledhjet e këtij Komisioni të jetën edhe më të “nxehta”.
Në datën 21 shkurt në listën e dëshmitarëve renditën:
1-Emiriana Sako, Kryetare e Bashkisë Durrës
2-Shkelqim Cani Ish Minister i Financave
3-Belinda Balluku Ministre e Infrastruktures dhe Transportit
4-Armando Subashi 21 shkurt Kryetar i Bahskisë Fier
5-Arben Ahmetaj Zëvendëskryeministër i Republikës së Shqipërisë
Ndërkohë në mbledhjen e datës 23 shkurt pritet që kryeministri Edi Rama të shkojë të dëshmojë para Komisionit. Deputetja Jorida Tabaku deklaroi nga Kuvendi se kryeministri Edi Rama i ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë proces.
Hetimi në lidhje me këtë çëshje do të përfundojë më 25 shkurt.